http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i është kundërpërgjigjur kërcënimit të liderit koreano verior, Kim Jong Un, i cili paralajmëroi se aftësitë bërthamore të vendit të tij tani janë të plota dhe butoni bërthamor është gjithmonë në tryeze.
?Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se butoni I tij bërthamor është në tryezën e tij në çdo kohë?. A do të thotë dikush nga regjimi i tij i varfëruar dhe i uritur për ushqim, se edhe unë kam një Buton Bërthamor, por është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tij, dhe se butoni im punon!?
Postimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë tregon edhe njëherë se tensionet mes dy vendeve, janë ende te mëdha.
Gjatë fjalimit të tij vjetor, lideri koreano-verior, foli për fuqinë e vendit të tij, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen, duke shprehur angazhimin e Koresë së Veriut për përmirësimin e marrëdhënieve me Korenë e Jugut, me qëllim pjesëmarrjen e vendit komunist në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ndërsa këtë të mërkurë, Seuli njoftoi se Pheniani do të rikthejë linjën telefonike pa pagesë mes dy vendeve, duke rivendosur kështu kontakte pas 2 vitesh ndërprerje.