Ora News - Ura e Morinës rrezikon banorët: Të ndërhyjë kompania, burim aksidentesh

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe të kompanisë koncesionare tek Ura e Morinës në aksin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit. Kjo pjesë e rrugës është kthyer në një burim aksidentesh për shkak të mungesës së mbrojtësve metalikë prej më shumë se 6 muajsh në vendkalimin e këmbësorëve mbi urë.

Ura e Morinës në aksin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit është kthyer në një burim aksidentesh.

Shkak për këtë është bërë mungesa prej 6 muajsh e mbrojtësve metalikë në vendkalimin e këmbësorëve mbi urë.

Banorët e fshatit kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të kompanisë që ka koncesionin e rrugës, pasi sipas tyre po iu rrezikohet jeta dhe sidomos nxënësve të shkollës.

Ener Syla: Kemi pengesë në qarkullim me fëmijët, me punonjësit, kushdo që të kalojë në urë është e vështirë me e kalu urën. Mund të bjerë poshtë fëmija apo kushdo nga dëmtimet që ka. Nuk ka vendosur dorë për riparim njeri tash 6 muaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ura-e-morines-rrezikon-banoret-te-nderhyje-kompania-burim-aksidentesh#.Wk0DtAYm25Q.facebook

Share This Video


Download

  
Report form