Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historiani Pëllumb Xhufi, tha në studion e "Arena' të Dritan Hilës se marrëdhëniet e Skënderbeut me Napolin dhe Venecian, ishin të trashëguara.
Sipas tij, synimi i Skënderbeut ishte të bëhej mbret i Kastriotëve, por për tu bërë i duhej të merrte bekimin e Papës, ndaj edhe kërkonte të mbante lidhje të vazhdueshme.
Xhufi: Marrëdhëniet e Skënderbeut me Napolin apo Venecian, ishin të trashëguara. Nuk ishin marrëdhënie që i ndërtoi nga e para Skënderbeu. Marrëdhëniet me Napolin fillojnë që në shekullin e XI. Në Traktatin e Gaeta-s, Mbretëria e Napolit angazhoi që të çonte për mbrojtjen e Krujës, do të çonte 200 ushtarë, por në të vërtetë çoi vetëm 100. Ndaj ata që e përballuan luftën, ishte vetë Gjergj Kastrioti me ushtarët e tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhufi-ja-cilat-ishin-marredheniet-e-skenderbeut-me-venecian-napolin-dhe-papen