Ora News - KLSH kallëzon ish-kreun e Prokurimeve, 250 mln lekë dëm shtetit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori ish-kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Gentan Kerri, së bashku me 2 ish-anëtarë dhe 2 anëtarë aktualë të këtij institucioni.

KLSH ka konstatuar se 7 vendime të këtij Komisioni i kanë sjellë vendit një dëm ekonomik prej rreth 249 milion lekësh.

Sipas KLSH, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur me pa të drejtë kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë të skualifikuar dhe skualifikimin me pa të drejtë të

disa operatorëve ekonomikë të shpallur si fitues në procedurat e prokurimit. Për 3 nga këto vendime, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të kallëzojë penalisht ish-kryetarin e komisionit, Gentian Kerri, dy-ish anëtarë të komisionit me iniciale S.K dhe J.H si dhe dy anëtarë aktualë me inicialet L.G dhe H.B.

Vendimet kanë të bëjnë me "blerje barnash gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore", "Blerje të 5 furgonave të blinduar të përdorur" dhe "Mirëmbajtje bazuar në performance segmentet rrugore Tirane-Ndroq-Romanat dhe Plepa Ura e Farkës".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkelje-te-barazise-ne-tendera-klsh-kallezon-ish-kreun-e-kpp-se

Share This Video


Download

  
Report form