Ora News - Borë dhe akull në veri dhe juglindje të vendit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I gjithë qarku juglindor i Korçës është mbuluar nga bora. Reshjet intensive gjatë orëve të natës kane bërë që trashësia e bores te arrije deri 25 cm ne fshatin turistik te Dardhës dhe ne qafen e Qarrit. Ne segmentin Qafëthanë-Kapshticë bora arrin deri në 10 cm. Sipas informacioneve më të fundit, akset Korçe-Dardhe, Korce Voskopoje, Korce -Erseke momentalisht janë te kalueshme me zinxhire. Ndërkohë aksi Qafthane-Kapshtice është i kalueshëm por pjeserisht duhen përdorur zinxhirët.

Policia e Korçës njoftoi se akset dytësore janë të kalueshme, por pjesërisht nevojitet përdorimi i zinxhirëve konkretisht në rrugën Dardhë-Voskopojë-Vithkuq, si edhe Leskovik-Gërmenj.

Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë prekur prej ditësh vetëm zonat malore duke krijuar një situatë problematike.

10 kilometra rrugë që lidhin Vermoshin me Shkodrën nga segmenti i Qaf-Predelec deri në qender të fshatit është e bllokuar nga dëbora, por edhe rrëshqitja e gurëve e dherave në rrugë. Për pasojë janë të bllokuar fshatrat e Vermoshit dhe të Lepushës në Njësinë Administrative të Kelmenit, Bashkia Malësi e Madhe.

Emergjencat civile të kontaktuara nga Ora News, thonë se pasi të shihet situata nga afër do të marrin masa, duke treguar se deri më tani nuk kanë informacion për bllokimin e rrugës, edhe pse bora e rënë ka prej 72 orësh.

Problematike paraqitet situata edhe në aksin rrugor Bogë-Theth, në zonën e Qaf Thores, ku 14 km rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Atje asnjë fadromë nuk është dërguar për hapjen e rrugës që të dërgon në zemer të qendres turistike më të preferuar nga turistët, por që këtë fundviti dhe fillim viti të ri, ishte mollë e ndaluar për të gjithë. Edhe segmenti rrugor Theth-Breg lumi - Shkodër si shkak i rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në rrugë ka vështirësi kalimi. Në aksin rrugor nacional Vau Dejës - Pukë ka patur prezencë të rreshjeve të deborës por nuk ka probleme për lëvizjen e mjeteve.



Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/bore-dhe-akull-ne-veri-dhe-juglindje-te-vendit

Share This Video


Download

  
Report form