Rudina/ Besnik Qaka tregon si u formua grupi “NRG Band” (05.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 6

?NRG Band? është një ndër grupet që ka korrur sukses që në fillim me muzikën e veçantë.
Besnik Qaka vokalisti i grupit ishte sot i ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu se si vëllezërit e tij më të madhej bashkë me të krijuan grupin, ndërkohë që shtoi se gjyshi i tyre është marrë me instrumente muzikore dhe dashurinë për muzikën e kanë të trashëguar prej tij.
?Ne jemi tre vëllezër në familje dhe kemi edhe një motër, unë jam më i vogli. Gjyshi im është marrë me instrumente të cilat i ka krijuar vetë. Kemi një farë tradite në muzikë. Arbeni dhe Meti janë futur më herët në muzikë dhe më pas unë. Ne jemi grup edhe në muzikë prej 20 vitesh. Ne kemi patur krizat tona, por muzika na ka mbajtur? tha këngëtari.

Share This Video


Download

  
Report form