Besnik Qaka vokalisti i grupit ?NRG Band? ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij Lolita Begolli.
Çifti është në pritje të një vajze, ndërkohë që gjatë emisionit këngëtari u surprizuar nga bashkëshortja përmes një videomesazhi.
?E vetmja gjë që i them gjithmonë dhe gjej rastin t?ia them edhe këtu është se premtoj se do të jem bashkëshorti perfekt për të me aq sa mundem të bëj dhe që e dua shumë?, tha Qaka.
Ndërkohë Lolita Begolli përmes një videomesazhit i shprehu publikisht dashurinë bashkëshortit të saj.
?E di që kjo video është me e pakta që pret prej meje sepse ti e di që unë s?kam preferuar asnjëherë të jem pjesë e mediave. Por dashuria të bën të dalësh nga vetja. Nuk e kam ditur deri në momentin që të takova se çfarë më paska munguar, sot që jam me ty e shoh se sa e plotë ndihem. Të paça gjithmonë në jetë Besnik, të duam ne dy çikat?, tha Lolita teksa përkëdheli barkun e rrumbullakosur.