Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria është në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Europian që do publikohet në shkurt. Por, sipas kryeministrit vendi ynë mund të mos marrë hapjen e negociatave për anëtarësim nëse opozita PD ?LSI bllokon zbatimin e reformës në drejtësi. Kryeministri i bëri thirrje Lulzim Bashës të punojë për Shqipërinë Europiane.