Kremtohet dita e ujit të bekuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Besimtaret ortodoks kane festuar ketë te shtune ditën e shenjte te ujit te bekuar. Kjo dite simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit ne lumin Jordan dhe është kremtuar ne disa qytete te vendit. Pas meshës ne katedralen Ngjallja e Krishtit, klerikët te udhëhequr nga mitropoliti imzot Joani dhe te ndjekur nga qindra besimtare janë ndalur ne shatërvanin e qytetit, dhjetëra te rinj jane munduar te gjejnë kryqin.



Ne Korçe ishte edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili uroj per me shume mbarësi per te gjithë shqiptaret.





Ne Durrës, ceremonia filloi herët në mëngjes. Besimtarët u drejtuan për në portin e Durrësit ku kryhet edhe hedhja simbolike e kryqit.



Këtë vit, kryqi është kapur nga 28-vjecari Alban Gjonmarkaj.



Ceremonia e ditës se ujit te bekuar u zhvillua edhe ne Berat, ku 15 te rinj u futen ne lumin Osum per te kapur kryqin.



Në Gjirokastër per te tretin vit radhazi, personi qe ka pranuar te hyje ne ujerat e ftohte te Drinos është 20-vjecari Enea Kondo.



Ne Elbasan, kryqi është kapur nga nje 17 vjeçar, i cili ka sfiduar ujin e ftohte te pishinës, per te marre bekimin e metropolitit Andon Merdani.



Edhe besimtaret ortodokse te Fierit jane bere pjese e ceremonive per ditën e ujit te bekuar.

Share This Video


Download

  
Report form