Mali i Zi, kapet pas 24 orësh gomonia e dyshuar për trafik droge Shqipëri-Itali

Report TV 2018-05-10

Views 1

Bllokohet pas 24 orësh në ujërat malazeze gomonia me tre trafikantë në bord. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, ndërsa asnjë nga trafikantët nuk është shqiptar, pasi të tre raportohet se janë nga Mali i Zi. Ata kanë hedhur bidonat që kishin në gomone dhe celularët në det të hapur për të humbur gjurmët pas ndjekjes.

Operacioni ka nisur para 24 orësh, ndërsa në lëvizje u vendosën tre shtete, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi. Gomonia kishte ardhur në Vlorë për t?u ngarkuar me drogë, por u pikas nga autoritetet, të cilat u vendosën në ndjekje.

Gomonia rreth 3 m e gjatë, me dy motorë u konstatua dje rreth orës 13:50 që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan, ndërsa në zonën e Karaburunit policia ka gjetur të fshehur rreth 28 kg kanabis, të fshehur midis shkëmbinjve.

Share This Video


Download

  
Report form