Ora News - Përleshja në Borsh, gruaja rrëfen si nisën konfliktet me fqinjin: Na zaptoi shtëpinë!

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konflikti midis dy familje në fshatin Borsh të Sarandës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Mark Gjini, bashkëshortja dhe djali i tij janë sulmuar me sopatë në afërsi të shtëpisë nga fqinji i tyre, Gjon Pjetër Marku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive pronëse. Në një intervistë për Ora News, Lule Gjini ka rrëfyer sesi nisi konflikti i dy familjeve.

Zj. Gjini tha se i kishtë lënë Gjon Pjetër Markut për të ruajtur shtëpinë, ndërsa ky i fundit ia ka zaptuar dhe nuk i lejon që të hyjnë brenda.

Lule Gjini: ?Shtëpinë e kemi rregulluar neve, e kemi futur për ti nxjerrë dokumentat. Ia kemi lënë për ta ruajtur dhe tani na e ka marrë fare. Ne jetojmë në kasolle të lopës. Kemi qenë tek Stop, tek Eni Çobani dhe nuk ka dalë asgjë në dritë.?

51-vjeçari së bashku me bashkëshorten dhe djalin i kanë zënë pritë familje Marku dhe i goditën me pjesën e pasme të sopatës dhe hunj.

Lule Gjini: ?Ishin fshehur afër shtëpisë, na kishin zënë pritë dhe na u hodhën në qafë. Mua më kapi bashkëshortja e tij ndërsa Gjoni më gjuajti me shkelma, më përplasi në kanal. Pastaj më kapi përsëri bashkëshortja e tij dhe më gjuante me shkopinj fytyrës, trupit, krahut.?

Lule Gjini tha se është hera dytë që familja Marku sulmohet nga Gjon Pjetër Markut.

Lule Gjini: ?Është hera e dytë që ai person vendos dorë mbi ne. Kemi bërë kallzime penale në policinë e Himarës, Vlorës dhe nuk merret asnjë masë ndaj tij.?

Ajo i bën thirrje organeve kompetente që ndërhyjnë dhe të marrin masa.

Lule Gjini: ?I bëjmë thirrje ministrit të shëndetësisë, ministive të marrin masa, të vënë dorë. Policia paguhet me lekë nga ai person. Kam bërë kallzime në polici dhe në Bashkinë e Himarës mbi 10 herë.?

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/perleshja-ne-borsh-gruaja-rrefen-si-nisen-konfliktet-me-fqinjin-na-zaptoi-shtepine

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS