http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë. Nga Shkodra, diplomati tha se Beogradi nuk do ta njohe kurrë pavarësinë e Kosovës.
?Pozicioni i Serbisë është shumë i qartë, për ne Kosova dhe Metohija është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi dhe asnjë mundësi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova dhe Metohia kanë qenë Serbi, akoma janë dhe do të vazhdojnë të jenë. Për ne nuk është shtet i pavarur dhe nuk do të jetë.?
Ambasadori Zarci u shpreh se Kosova nuk ndikon në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Tiranës dhe se e ardhmja e Shqipërisë dhe Serbisë është në BE.
"Jo. Serbia ka orientim strategjik për anëtarësim në BE si Shqipëria. Serbia është shtet sovran, ka qeveri, kuvend dhe president dhe pozicioni jonë është shumë i qartë. Nuk komentojmë Shqipërinë me territor tjetër".
Ambasadori i Serbisë ne Tirane vlerësoi miratimin e ligjit për minoritetet në vendin tonë, duke thëne se është nje hap pozitiv per te ardhmen e vendit.