Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI dhe PD duket se shumë shpejt do të dalin me një platformë të përbashkët politike me të vetmin objektiv, rrëzimin e Edi Ramës. Në një komunikim me median kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se shumë shpejt kryeministri do të meret si I panedur. Përsa i përket protestës së paralajmëruar Kryemadhi tha se nuk bëhet fjalë për një protestë, por për një vazhdë protestash.
Tirane- Kryemadhi: Është njeriu që kur bën marrëveshje, është i jashtëzakonshëm për ti prishur, nuk i mban dot. Zoti Rama nuk bën marrëveshje as me familjen e tij.
Monika Kryemadhin nuk e tremb aspak një pakt Rama- Basha por kryetarja e LSI është fare e qartë kur thotë se bashkë me aleatin aktual janë duke hartuar një platformë politike që ka vetëm një objektiv, rrëzimin e kryeministrit Rama
Datë për protestën e parë ende nuk ka por Kryemadhi thotë se nuk do jetë vetëm një e tillë.
Kryemadhi: 2017 ishte viti i zgjedhjeve kriminale që njollosën politikën shqiptare dhe parlamentin e saj duke e kthyer në parlamentin e mandateve të drogës. Ishte viti i kanabizimit dhe i trafikut të drogës. Ishte viti i kapjes së shtetit dhe kjo për pasojë çoi bllokimin dhe shkatërrimin e Reformës së Drejtësisë. Viti politik 2018 do të jetë një vit i dimensionimit dhe i afirmimit të opozitës si një alternativë bindëse dhe që nxjerr vendin nga kriza dhe do tu japi shqiptarëve shpresën e humbur në këto vite. Ndërsa për kryeministrin e rilindjes do të jetë vit i izolimit të tij politik edhe njerëzor. Takimi i djeshëm finalizoi dhe kornizoi një bashkëpunim të mëtejshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të ardhmen. Fronti opozitar do të marrë dimension të ri politik i cili do të konkretizohet në bashkëpunim të ri politik me marrëveshje të qarta politike me PD-në dhe do të ndërtojmë bashkarisht një platformë të qartë politike përsa i përket të ardhmes.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një protestë, por bëhet fjalë për një vazhdë protestash që nuk ka të bëjë me hapjen e as mbylljen e parlamentit por ka të bëjë me problematikat të cilat përfshijnë dhe kapin shqiptarët duke nisur nga varfëria, arsimi, shëndetësia, korrupsioni, infrastrukturat, mënyra se si po menazhohet një shtet i tillë sepse po çon drejt varfërisë së familjes shqiptare. Varfëria dhe injoranca nuk prodhon gjë tjetër veçse nënshtrim, i cili i intereson sa më shumë Edi Ramës."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lsi-e-pd-front-opozitar-me-marreveshje-te-qarte-politike