Pas publikimit të lajmit se nga 66 anëtarë të Asamblesë së FSHF-së që janë me të drejtë vote, 8 janë shoqata rajonale të futbollit amator që nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar ka reaguar ashpër administratori i ekipit të futbollit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.
Ai akuzon për këtë FSHF, ndërsa thotë se nuk është e aftë të realizojë zgjedhjet. Idrizi thotë se Duka nuk ka moral që të rikandidojë për një mandat të pestë në krye të FSHF, ndërsa shton se herët ose vonë Shqipëria nuk do të jetë në dorë të kontrabandistëve.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi më datë 6 janar të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e cila do të mblidhet më 7 shkurt në Durrës. Deri tani kandidati i vetëm është Duka, ndërsa pritet nëse Bashkim Fino që është përfolur kohët e fundit do ta sfidojë.