Opozita do të protestojë në 27 Janar përpara kryeministrisë. Vendimi u mor gjatë takimeve që Lulzim Basha pati me grupin parlamentar të demokratëve dhe krerët e partisë në rrethe.
?Ftojmë të gjithë shqitarët të shtunën me 27 janar në orën 12:00 të na bashkohen në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, krizës ekonomike, papunësisë, padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, drejtësi për të papunët, të rinjtë dhe studentët.?
Edhe në këtë stinë të re protestash objektivi politik i opozitës është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie antimafia.
?T?i japim fund kësaj paligjshmërie përmes një qeverie antimafia me mandatin që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.?
Në takimin që pati me të zgjedhurit demokratë, Basha ka kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar që të shkojnë në zonat e tyre elektorale dhe të takohen me qytetarët. Edhe Lulzim Basha do të vijojë turin e takimeve në rrethe ku do t?i bëjë thirrje qytetarëve të bashkohen të shtunën e 27 Janarit në bulevard për të protestuar.