Nisida Tufa është spikerja e ?News24? të cilën jemi mësuar ta shohim gjithnjë të veshur serioze teksa transmeton tek publiku ngjarjet më të fundit nga vendi dhe bota.
Sot Tufa ishte e ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku foli për familjen dhe rrëfeu edhe historinë e dashurisë.
?Unë jam e martuar që prej vitit 2009. Jeta ime pas martese nuk ka patur ndonjë ndryshim, i njëjti ritëm është, e njëjta axhendë ditë sepse që kur kam përfunduar studimet puna ime ka qenë pa ndalim në çdo ditë të vitit. Është thjeshtë ndryshimi i statusit sepse bashkëshortin tim nuk e kam njohur në 2009-ën, e kam njohur vite më përpara dhe kemi patur rrugëtim të përbashkët. Kur bëhesh nënë atëherë ndryshojnë shumë gjëra. Bashkëshorti im nuk është gazetar, është me profesion IT. Ne jemi njohur në ambientet e Gazetësh Shqiptare, aty u fejuam, u martuam. Nuk ka patur një moment propozimi në historinë tonë, gjërat kanë ardhur gradualisht, në kohën e duhur. Ne kemi punuar disa vite bashkë, por mendoj se është më mirë të punosh në vende të ndara.
Ne kemi dy djem, Enio 7 vjeç dhe Joni 5 vjeç. Unë asnjëherë surprizë për seksin e fëmijëve sepse kam patur ndjesinë se do kem djem. Më ka pëlqyer gjithmonë të kem një vajzë por mendoj se dy fëmijë janë mjaftueshëm. Me djemtë je më e shkujdesur, ata janë shumë të lëvizshëm, kanë një intensitet të pararë?, tha Tufa.