Ilirjan Suli, nën-kampioni i botës në peshëngritje ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, nga ku rrëfeu histori të suksesit profesional dhe shkëputjen nga sporti.
Gjatë emisionit nën-kampioni rrëfeu se çfarë i tha presidenti i Shqipërisë në atë kohë për pjesëmarrjen e tij në garën për Europën, ndërkohë që nuk preferoi t?i përmendë emrin. Ai shtoi se problemi i tij në atë kohë ka qenë stërvitja e pakët.
?Nëpër gara unë isha vetvetja, unë dhe shtanga bëheshim një. Atë kohë e kujtoj me të mirat dhe të këqijat e veta. Problemi im ka qenë edhe stërvitja e pakët, nuk kam qenë shumë e rregullt. Gara e parë ka qenë më e bukura, askush se besonte. Dhe atje unë dola i dyti në Europë.
Ish presidenti i asaj kohë më tha: ?Është bukur kur ëndërron, se spo ia përmend emrin?. Unë i thash: ?Mirë, mirë, por merr edhe flamurin me vete?. Ka patur gjithnjë mosbesim, por unë mund të kisha bërë edhe më shumë?, tha Suli.