Një aksion për zbatimin e ligjit antiduhan dhe përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit ka nisur në mbarë vendin. Paraditen e kësaj të mërkure aksioni ka nisur në Lezhë dhe Berat. Në këtë aksion janë përfshirë inspektor nga qendra dhe njësitë vendore të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Zbatimi i ligjit antiduhan dhe përdorimi i alkoolit nga të miturit ka bërë që ditën e sotme të nis një aksion në lidhje me këtë problem. Nga qyteti i Lezhës, kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda është shprehur se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjeve për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit. Deda ka ndjekur nga afër kontrollet e zhvilluara gjatë ditës së mërkure në disa subjekte në Lezhë.