Radhët e gjatë dhe sorollatjet e pacientëve pritet të marrin fund njëherë e mirë në Tiranë, pasi mësohet se ka nisur referimi elektronik i shërbimeve të specializuara mjekësore.
Përmes këtij sistemi, të gjithë personat e interesuar do të kenë mundësi që vizitat tek mjeku t?i rezervojnë on line tek mjeku i familjes, duke shkurtuar rrugë dhe lodhje. Mjekja alerogologe. Alketa Ibranji, thotë se ky shërbim do të përmirësoje ndjeshëm edhe punën e mjekëve.
?Në momentin që pacienti paraqitet para derës së specialistit, automatikisht specialisti shfaqet në ekranin e akantit të vet, në këtë sistem referimi kemi emrin e pacientit dhe orarin respektiv.