Report TV - I shkarkoi Marku/ Ja 4 prokurorët që SHBA u ka pezulluar hyrjen

Report TV 2018-05-10

Views 0

Katër prokurorë të njohur, tre prej të cilëve u larguan nga Arta Marku, u është pezulluar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes emrave është edhe ai i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për të cilin ka qenë ambasadori Donald Lu i cili ka pranuar publikisht se i është refuzuar viza. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta tha se krahas Llallës janë edhe tre prokurorë të tjerë, Rovena Gashi, Agron Gjanaj dhe Petrit Fusha, të shkarkuar nga Arta Marku, të cilëve iu është ndaluar hyrja në SHBA.
"Të gjithë këta udhëtuar në drejtim të SHBA, kanë viza, por në momentin kur u është dashur të udhëtojnë, ambasada u ka komunikuar pezullimin e vizave. Megjithatë, nuk besoj se është ky motivi për lëvizjen nga detyra me firmë të Markut", tha Rusta.

Por a rrezikojnë këta prokurorë të mos kalojnë Vettingun? Gazetari Rusta jep këtë shpjegim: "Ka edhe një problem tjetër, ata në formularin e Vettingut ka një pyetje nëse u është refuzuar njëherë viza dhe këta kanë thënë "Po". Duhet parë nëse janë në kushtet e kalimit të Vettingut apo jo".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS