Kur kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për dosjen ?Xibraka?, prokuroria nuk e ka ankimuar vendimin në Gjykatë e Lartë.
9 të pandehurve iu ul dënimi me një të tretën, pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar në Apel dhe rikualifikimi i veprës penale, bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Shkalla e Parë vendosi t?i dënojë me prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike dhe jo trafik ndërkombëtar të kokainës.
Në përfundim, për 9 të pandehurit u dhanë 104 vite burg në Korrik. Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit, pasi u ankimua nga të arrestuarit, por jo nga prokuroria.
Në Apel, 9 të pandehurve iu ul dënimi dhe në total u dënuan me 69 vite heqje lirie. Prokuroria kishte afat 45 ditë për ta bërë rekusin në Gjykatën e Lartë. Por kur ky afat ka kaluar dhe tashmë dosja arkivohet dhe mbetet në fuqi vendimi i Apelit, i pa ankimuar, i cili merr formë të prerë.
Hetimi për grupin e Xibrakës nisi në 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas një informacioni të mbërritur nga Gjermania.
Sipas hetimit, 9 të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.
Ata kishin importuar nga Kolumbia per ne Shqiperi një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ishte fshehur kokaina.
Për përpunimin e saj, ata kishin ngritur një laborator në Xibrakë të Elbasanit, ku ishin punësuar dy kolumbiane.
Njëri nga anëtarët e bandës, Genci Xhixha, u dënua në mungesë me 8 vite e 8 muaj.