Kreu i grupit parlamentar të Lëvizje Socialiste për integrim ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka thënë se e vetmja forcë politike që nuk e do Reformën e Drejtësisë është Rilindja e kryeministrit Edi Rama.
Më tej ka shpjeguar se ligji i Vettingut, një ligj i cili përbënte dhe zemrën e këtij procesi, ashtu sikurse është në të vërtetë, por ashtu sikurse është trumbetuar gjatë nga zëdhënësit dhe suflerët e Partisë Socialiste, është miratuar pra vetëm e vetëm me votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Po edhe kështu Ligji i Prokurorisë ku përmbahen dhe instrumentat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është edhe një instrument bazik për ndërtimin e këtyre institucioneve, edhe ai mban vulën e votave të LSI-së, pa të cilat këto ligje nuk do të ishin sot në diskutim, pa të cilat nuk do të flisnim dot për Reformë në Drejtësi, dhe pa të cilat do të kishim një ngecje në vend të gjitha proceseve politike në vend dhe në mënyrë të veçantë të procesit të integrimit europian.