Ministria e Drejtesise kerkon shkarkimin e gjyqtarit Petraq Curri

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petraq Curri, i cili ushtron detyrën në Durrës.

Kërkesën ajo ia ka paraqitur zyrtarisht Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në Korrik të vitit të kaluar ky gjyqtar liroi nga qelia Alket Hatiajn, i cili kërkohet nga Italia për trafik heroine dhe kokainë.

Pas këtij vendimi Ministria e Drejtësisë urdhëroi një hetim disiplinor nga ku rezultuar se gjyqtari ka kryer shkelje të rënda duke mospranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg me qëllim ekstradimin.

Disa ditë më vonë Gjykata e Apelit vendosi rikthimin në burg, por Hatija nuk u gjet në banesën e tij.

Ministrja ka kërkuar hetim disiplinor edhe për gjyqtaren e Krujës Enkeljeda Hoxha. Kjo gjyqtare Nëntorin e kaluar liroi Genc Tafilin.

Ai së bashku me të vëllanë, Admir Tafilin u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25. Pritet që KLD-ja të mblidhet në ditët në vijim për të vendosur mbi kërkesat e Ministres së Drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form