Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas akuzave në adresë të tij, por dhe grupeve kriminale për të cilat Ministria e Brendshme ka dorëzuar një raport të detajuar.
Gjatë takimit prej 90 minutash në Ministrinë e Brendshme me Fatmir Xhafajn, ambasadori amerikan ka vënë theksin te dosjet e bujshme, ndër to edhe ajo e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Burime pranë takimit Xhafaj-Lu bëjnë të ditur për Report Tv se diplomati i lartë amerikan ka deklaruar se "kemi ofruar, mbështetje me prokurorë federalë amerikanë për t'iu ofruar ndihmë teknike prokurorisë për kryerjen e një hetimi të plotë për të gjitha dosjet e bujshme". "SHBA po ndjek disa çështje", ka thënë Lu.