Ora News - Tirana si Vjena, në sheshin “Skënderbej” vendosen 41 stola shumëngjyrësh

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse kaloni nga sheshi ?Skënderbej? dhe vëreni disa stola shumëngjyrësh, të vendosur në mënyrë të çrregullt, dijeni se janë një copëz Vjenë në Tiranë. Vijnë si dhuratë nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Raiffeisen Bank për t?i dhënë më shumë jetë e hijeshi sheshit më të madh të të gjithë shqiptarëve, por edhe mundësi për t?u çlodhur frekuentuesve të tij.

Në vendosjen e 41 stolave vjenezë dje, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtoresha për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë, Ulrike Andres, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris, si dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi donatorët për këtë dhuratë që i bënë Tiranës dhe theksoi se stolat e rinj do të tërheqin më shumë njerëz në shesh.

?Kjo dhuratë i jep më shumë shpirt sheshit. Sheshet janë objekte infrastrukture, urbanistike, por nëse nuk kanë shpirt, njerëz dhe jetë, bëhen të padobishëm për qytetin. Sapo është larguar fshati i festave, për t?ia lënë vendin një mobilimi të ri, më pranveror, për njerëzit që do kalojnë më shumë kohë në gjelbërim, ku do të ketë shfaqje opera në natyrë apo me hapjen e Muzeut, në prag të përgatitjeve për shumë aktivitete për vitin jubilar të Skënderbeut?, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi se stolat e rinj i japin sheshit ?Skënderbej? më shumë mundësi për çlodhje dhe argëtim, sidomos për fëmijët. Ai tha se ky kontribut vjen si vijim i disa bashkëpunimeve që Bashkia e Tiranës ka me Bashkinë e Vjenës dhe kompanitë austriake në Shqipëri.

?U jam shumë mirënjohës dhe besoj se kontributi i një qyteti nuk është monopol i bashkisë. Me Raiffeisen Bank kemi bërë disa çerdhe, kopshte e kënde lodrash. Me TAP-in kemi filluar me këtë mobilim në sheshin ?Skënderbej?, me shpresë se do të vazhdojmë me shumë pemë, kurse me ambasadën austriake do të kemi rikthimin e aktiviteteve mes Tiranës dhe Vjenës. Nëse vjet u fokusuam në Vjenë, sivjet do të jetë Vjena në Tiranë, me një kalendar fantastik si për Operan dhe Baletin, ashtu edhe të hapura për publikun në të gjithë Tiranën?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/tirana-si-vjena-ne-sheshin-skenderbej-vendosen-41-stola-shumengjyresh

Share This Video


Download

  
Report form