Shkodër, shpërthim i fuqishëm tritoli, plagoset i forti qytetit dhe 6 persona, flasin dëshmitarët

Report TV 2018-05-10

Views 0

SHKODER - Atentat me tritol të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla, 42-vjeç, në lagjen "Rus", fare pranë qendrës së qytetit. Rreth 300 gr lëndë eksplozive janë vendosur në një motor i parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë në momentin kur shënjestra po largohej me automjet.

Kulla ka mbetur i plagosur rëndë rëndë nga shpërthimi, ndërsa krahas tij, plagë kanë marrë edhe 7 persona të tjerë të cilët kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, një prej tyre, i identifikuar si Ditmir Myftia - 32 vjeç, në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerët jashtë rrezikut për jetën.

Objekti ku u vendos tritoli është godinë 2 katëshe multifunksionale si klinikë dentare, lokal, shoqata serbo-malazeze, parukeri, shitje tapetash. Burime për Report Tv saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla po hipte në automjetin e tij. Dyshohet se lëvizjet e Kullës janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai po merrte automjetin kanë bërë shpërthimin e telekomanduar. Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Share This Video


Download

  
Report form