Ora News - Spitali i Kukësit pa mjekë, brenda janarit do të shkojnë mjekë specialistë nga Tirana

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që prej të mërkurës së javës së ardhshme të gjithë pacientët e Kukësit do të kenë mundësi të kryejnë vizita me mjekë specialistë në spitalin rajonal të këtij qyteti duke shmangur udhëtimin deri në kryeqytet apo në qytetet përreth. Drejtori i Spitalit të Kukësit ka bërë me dije se në këtë spital do të vijnë mjekë specialistë nga Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi" të cilët do të shërbejnë për pacientët në ditë të ndryshme të javës.

Qytetarët e Kukësit tashmë do të kenë mundësi që të kryejnë vizita me mjekë specialistë në spitalin rajonal të Kukësit.

Sipas Drejtorit të spitalit rajonal në Kukës brenda javës së ardhshme mungesat e mjekëve specialistë do të plotësohen nga mjekët që do të vijnë nga Tirana.

"Ne jemi nën patronazhim nga spitali universitar 'Shefqet Ndroqi', i cili ka marrë përsipër që në bazë të kërkesave tona të na sjellë mjekë specialistë të cilët të shërbejnë pranë qytetarëve tonë në Kukës, në mënyrë që të mos drejtohen në Tiranë në Qendrat Universitare pasi atje është një ngarkesë e madhe dhe të marrin shërbimin e duhur në rajonin tonë".

Sipas Drejtorit në spitalin rajonal të Kukësit, mungojnë rreth shtatë mjekë kryesorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/spitali-i-kukesit-pa-mjeke-brenda-janarit-do-te-shkojne-mjeke-specialiste-nga-tirana

Share This Video


Download

  
Report form