TIRANE-Një person është gjetur i plagosur me armë zjarri në makinën e tij, ndërsa ka ndërruar jetë në spital. Policia deklaron se pas njoftimit në orën 17:50 në rrugën ?Shefqet Musaraj? ka gjetur në makinë të plagosur 32 vjeçarin me inicialet E.B. i cili është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë.
Ndërkohë që një tjetër person, 27 vjeçari me inicialet M.D. ka shkuar në spital i dëmtuar me armë zjarri në shpatull, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet nëse mes dy personave ka pasur një shkëmbim me armë zjarri, dëshmia e 27-vjeçarit dhe hetimet në vijim pritet që të zbardhin ngjarjen e plotë.