Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fshati turistik i Dardhës, 20 km në jug-lindje të Korçës, është kthyer në një prej destinacioneve të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.
I mbuluar nga dëbora në dimër kjo pikë turistike përveçse bukurive natyrore, ofron dhe një turizëm dinamik.
Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat turistik është pista e skive, që terheq vëmendjen më të madhe të vizitorëve
Turist: "Dardha është një vend super për ski, është vend i bukur."
Gatimet tradicionale po ashtu janë kthyer në një magnet për të tërheqjen e vizitorëve
Turiste: "Bëjnë byrek në saç gjë që është traditë për Korçën, për Dardhën."
Pasuria e traditës e bën Dardhën një nga destinacionet turistike më të frekuentuara dhe te bukura per vizitorët. Tashmë ajo është kthyer në një fshat miqësor ku pret dhe përcjell një numër të madh turistësh.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/turizmi-ne-dardhe-destinacioni-i-preferuar-nga-turistet-vendas-e-te-huaj