Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sporteli i një banke e nivelit të dytë është grabitur mesditën e kësaj të hënë në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14,05 minuta, brenda ambienteve të Hipotekës ku ndodhet edhe filiali i bankës që shërben për arkëtimin e pagesave që qytetarët bëjnë për shërbimet që marrin në zyrën e regjistrimit të pasurive.
Sipas policisë agresori ka qenë një person me kapuç, i cili nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë të papërcaktuar parash. Dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se agresori ka hyrë në ambientet e Hipotekës i vetëm dhe me një çadër në dorë.
Ai është drejtuar fillimisht nga sportelistja e filialit të bankës dhe më pas ka kërcënuar edhe punonjësit e ADISËS që ndodhen ambientet e hipotekës.
Menjëherë pasi ka marrë sasinë e parave agresori është larguar jashtë ambienteve të hipotekës ku me largim ka hedhur çadrën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitet-nje-banke-e-nivelit-te-dyte-prane-ish-stacionit-te-trenit-ne-tirane