Ora News - Atentati në Shkodër, kamerat nuk filmuan kush vendosi tritolin në motor

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodrës thotë se ka gjetur prova sekrete në hetimin për atentatin e dy ditëve më parë në lagjen Rus që la pas 8 persona të plagosur. Por burime te rezervuara të Ora News, thonë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë kanë regjistruar ngjarjen por njëri nga personat që vendosi motorcikletën me tritol nuk identifikohet prej këtyre pamjeve. Ngjarja po hetohet nga ekspertë lokale dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Dy ditë pas atentatit me bombë të telekomanduar që la 8 të plagosur, Shefi i Komisariatit të Shkodrës thotë se grupi hetimor ka në dorë prova sekrete që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Hamdi Shullani: Vazhdon hetimi, është sekret. Çështja është në hetim, nuk ka asnjë lloj informacioni.

Pas një takimi në Bashkinë e qytetit verior, ku siç tha në qendër ishte koordinimi për rendin e sigurinë në qytet, komisari Hamdi Shullani deklaroi se ngjarja e rëndë po hetohet intensivisht nga një grup i gjërë ekspertësh.

Hamdi Shullani: Vazhdojnë ta ndjekin çështjen Drejtoria e Policisë Shkodër dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Do flasim në kohën e duhur.

Regjistrimet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi janë shpresë për hetuesit, por burime të rezervuara thonë për Ora Neës se nga pamjet nuk është arritur të identifikohet personi që vendosi në vendngjarje motorçikletën ku ishte tritoli.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tre-dite-pas-atentatit-ne-shkoder-flet-shefi-i-komisariatit-te-policise

Share This Video


Download

  
Report form