Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News u pyet se si ndihet i vetëm në timonin qeverisës.
Kryeministri Rama preferoi të mos bënte komente për kryeprokuroren Arta Marku duke theksuar se zgjedhja e saj është bërë në mënyrë të ligjshme.
Për sa i përket kreut të SHISH, Rama u shpreh se është në pritje të dekretimit nga Presidenti Ilir Meta duke theksuar se nuk do ketë një emër të dytë.
Rama tha gjithashtu se është e mirëpritur ndihma e prokurorëve federalë amerikanë për hetimin e çështjes së Saimir Tahirit. Ai shtoi gjithashtu se PS nuk ishte avokate e tij dhe se ai ishte i shkëputur nga të gjitha pozicionet në PS.
Ai shtoi se nuk kishte pasur marrëdhënie me ish-drejtori e Policisë së Shtetit Haki Çako.
Ai u pyet edhe kërkesën e opozitës për ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, duke theksuar se opozita duhet të merrte konsensusin e SHBA-së dhe BE-së.
I pyetur për krimin, kryeministri tha se numri i të vrarëve vitin e shkuar ishte shumë më i ulët se nga të gjitha vitet.
Rama foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë dhe situatën në Maqedoni.
Duke u ndalur tek infrastruktura, Rama tha se By Pass-i i Fierit është një turp kombëtare, ndërsa për aeroportin e Kukësit u shpreh se nuk ka ndonjë plan për ta vënë në funksionim por përmendi ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Intervista minutë pas minute
Pjesa e katërt e intervistës
By Pass i Fier turp kombëtar
Tare: Një pyetje për By-Passin e Fierit që një shikues më thotë se është kthyer në turp kombëtar..
Rama: Ka shumë të drejtë. Është bërë. Ishte një kontratë skandaloze. Më në fund e zhbëmë kontratën. Financohet një pjesë nga BERZH. Do të bëjmë edhe fazën finale dhe do të bëjmë punën dhe do ta mbyllim. Turpi i duhet lënë atyre që e kanë. Nuk është përgjegjësia jonë që kemi trashëguar situata skandaloze. Shumë nga litarët nëpër këmbë dhe gurët e borxheve i kemi hequr. Puna ka nisur.
Tare: Kur do të fillojë puna në aeroportin e Kukësit?
Rama: Nuk është për momentin në proces pasi deri tani nuk kemi pasur në tavolinë ndonjë shprehje interesi. Besoj se këtë javë duhet të na vijë kërkesa zyrtare për aeroportin e Vlorës dhe jemi në fazë të avancuar të instalimit të linjës tonë ajrore. Besoj se do të krijohen kushtet për më tepër konkurrencë dhe më pas çmime më të ulëta.
Do të vijë kërkesa nga i njëjti grup që ndërton aeroportin e tretë të Stambollit. Në Sarandë aeroport turistik, në Vlorë rajonal.
Tare: Një tjetër shkrues thotë se pse nuk u konsultuat për ndryshimin e orareve për nxënësit.
Rama: Është konsultuar me prindërit. Ishte propozim i prindërit dhe nuk u tha dhe u bë atë ditë.
Tare: Nuk mund të bëhen në fillim të vitit?
Rama: Kemi pritur boll 20 e ca vjet.
Tare: Jam një naftëtar i ri dhe dua të di çfarë perspektive kemi ne të rinjtë kur po e mbyllni këtë rafineri? Më thoni ku ti gjej unë të ardhurat për të mbajtur familjen kur kam 15 paga pa marrë? Ju lutem bëni diçka p...