Disa dekada pas çrrënjosjes sëmundja fruthit është rikthyer ne Shqipëri duke prekur 11 fëmijë.
Pellumb Pipero, mjek infeksionit
?Nis si gripi, ka të njëjtat simptoma, por ndahet nga njolla, përhapet nëpërmjet stërkalave të pështyme kontakti i afërt".
Të infektuarit janë fëmijë që nuk kane injektuar vaksinën, e cila behet ne moshën 1 vjeçare, dhe që mjeket thonë se është e vetmja mënyre mbrojtjeje.
Sëmundja nis si gripi përhapet ne po njëjtën formë,por është shumë herë më e rrezikshme.
?Është sëmundje e fëmijëve, ata që nuk janë vaksinuar, por edh të rriturit, ne kemi një gep 80-90 që mendohet se nuk ka efekt vaksina?.
Statistikisht një i sëmurë me fruth, arrin të infektojë njëherazi 12 persona, e për këtë ekspertët bëjnë apel që të kryhet vaksinimi, ndërsa shkollat, dhe kopshtet nuk duhet të pranojnë fëmijë pa vaksinë dhe me shenja të sëmundjes, e cila rezulton të jetë vdekjeprurëse.