Rudina/ Milori dhe Minga komentojne kandidimin si presidente te Oprah Winfrey (16.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 2

?Rudina? i ka kushtuar sot një pjesë të emisionit të saj një prej grave më me ndikim në botë. Bëhet fjalë pikërisht për Oprah Winfrey, prezantuese televizive, aktore, filantrope, motivuese, ka ditur të ndërtojnë një karrierë të jashtëzakonshme, duke u kthyer në një shembull suksesi, në një model frymëzimi për shumë njerëz kudo në botë.
Programi i saj televiziv ?The Oprah Winfrey Show? një ndër më të ndjekurit në nivel kombëtar në Amerikë, për 25 vite me radhë ka ofruar për publikun një hapesirë jo vetëm për argëtim, por dhe për edukim, motivim për debate që cojnë mendimin krititk përpara. Pas përfundimit të këtij kapitulli të suksesshëm, ajo krijoi rrjetin e saj, Oprah Winfrey?s netëork. Së fundmi është lakaur shumë si pretendente për të garuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë, pas fjalimit të mbajtur në cermoninë e Golden Globes, ku mori çmimin Cecil B DeMille. Shtylla e fjalimit të saj në ?Golden Globes? ishte lëvizja ?MeToo?, por mesazhi i saj plot shpresë, ?Një ditë e re po agon?, mund të jetë perceptuar nga shumëkush edhe si një ftesë për fushatë.
Të ftuar në studion e ?Rudina? ishin pikërisht dy gazetarët Mirela Milori dhe Genti Minga të cilët kanë jetuar prej disa vitesh në Amerikë.
Sipas Milorit Oprah Ëinfrey nuk do të kandidojë si presidente, por nëse ndodh ajo do të fitonte me këdo që do të kishte përballë.
Ndërkohë Minga shtoi se nëse Ëinfrey do të kandidojë përballë Trump gara do të jetë një ?shoë? i vërtetë pasi protagonistët janë mjaft interesantë.

Share This Video


Download

  
Report form