Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë do të organizojë në nëntor një konferencë ndërkombëtare me në fokus epokën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Konferenca do të bëjë bashkë studiues shqiptarë dhe të huaj, ndërsa Dekani i Fakultetit Sabri Laçi thotë se synimi është rikthimi i vëmendjes së shqiptarëve te figura e Skënderbeut.
Viti i Skënderbeut do të angazhojë me aktivitete edhe Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë .
Veprimtaritë do të kulmojnë me konferencën disiplinore, e para e këtij lloji, që do të mbahet më 15-16 nëntor dhe do të bëjë bashkë studiues shqiptarë dhe të huaj që në fokus së studimeve të tyre kanë pasur epokën e Heroit tonë Kombëtar.
Dekani i Fakultetit, Sabri Laçi, tha se aktivitetet synojnë të rikthejnë vëmendjen e shqiptarëve te figura shumëdimensionale e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/viti-i-skenderbeut-fakulteti-i-historise-dhe-filologjise-organizon-konference-nderkombetare