Identifikohet pronari i makines se perdorur ne vrasjen e Ivanovic

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të pronarit të automjetit tip ?Opel Astra?, i përdorur në atentatin e të martës në Mitrovicën Veriore ku mbeti i vrarë lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Në një njoftim zyrtar policia njoftoi se pronari është identifikuar dhe po kërkohet si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Por emri i tij mbahet sekret.

Hetuesit besojne se ai është personi kyç që mund të çojë në zbulimin e atentatorëve. Grupi që po kryen hetimet po shqyrton aktualisht deklaratat e dëshmitarëve dhe pamjet e disa kamerave të sigurisë.

Ajo që dihet deri më tani është se krimi është kryer me pistoletë e tipit Zastava, nje prodhim serb. Në trupin e Ivanoviçit mjekët ligjorë thanë se u gjetën 6 plumba të një arme të kalibrit 9 milimetër dhe ai u qëllua nga një distancë fare e afërt.

Arsim Gerxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore: "Është qëlluar në pjesën e pasme të kafazit të kraharorit, por edhe në anën e majtë të krahut. Është qëlluar me 6 predha prej të cilave njëra ka qenë fatale, që ka prekur organet me rëndësi vitale. Në aspektin mjeko-ligjor, është qëlluar nga një largësi 1 metër".

Hetimeve që po kryen në Kosovë pritet t'u bashkohet edhe një grup hetuesish serbë, pasi EULEX pranoi kërkesën e Beogradit.

Në Mitrovicën Veriore u zhvillua rreth mesditës edhe ceremonia e përcjelljes së arkivolit me turpin e pajetë të Oliver Ivanoviçit, drejt Beogradit ku do të varroset të enjten, sipas deshirës së familjarëve. Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë fetare të drejtuar nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe.

Share This Video


Download

  
Report form