Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përkujtimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryeqytetit iu shtuan 550 ullinj rreth Kalasë së Petrelës, si simbol i shpresës, miqësisë dhe i jetës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me përfaqësues të komunitetit të arbëreshëve të ardhur nga Italia, iu bashkuan aksionit për mbjelljen e ullinjve të rinj, që do të jenë pronë e banorëve të zonës, si një trashëgimi e pasur që vjen që nga koha e Skënderbeut.
Veliaj vlerësoi se Heroi ynë Kombëtar është e vetmja figurë që unifikon të gjithë shqiptarët dhe përcjell tek brezat mesazhin e bashkimit. ?Sot është 17 janari, viti dhe dita kur kujtojmë Skënderbeun, 550-vjetorin e vdekjes, dhe unë besoj se fabula e tij në fakt është një fabul bashkimi që flet gjithnjë e më fort. Në një moment kur ne shqiptarët e kemi zakon që të devijojmë, të humbasim fokusin, të përçahemi, të pengojmë njëri-tjetrin, Skënderbeu është ndoshta e vetmja figurë që na unifikon të gjithëve dhe për të cilin nuk kemi debat. Ndaj jam shumë i lumtur sot që të gjithë vëllezërit tanë arbëreshë nga jugu i Italisë, na u bashkuan sot jo vetëm për të përkujtuar vitin e Skënderbeut, por edhe për disa simbolika shumë të forta?, theksoi ai.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/viti-i-skenderbeut-veliaj-do-te-kemi-vitin-me-te-gjelber-qe-ka-pare-tirana