Orët 90 minuta, Malaj: Vendimi i jashtëligjshëm, të hiqet dorë nga nismat me fushata

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ish-zv/ ministrja e Arsimit për 8 vitet e fundit, aktualisht deputete e LSI në Kuvendin e Shqipërisë, Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv për nismën e re në sistemin arsimor për orët 90 minutëshe. Nora Malaj jep 3 arsyet se përse është skeptike; rrafshi ligjor, ai profesional që sipas saj duhet të fillonte me ndryshimin e kurrikulës, por edhe fakti që mësuesit nuk janë të përgatitur për nismën e re, pasi gjithçka fillon në mes të vitit, ndryshe nga plani.

?Arsimi duhet të heq dorë nga historia e nismave me fushata. Arsimi ka një strategji, e cila është dokumenti kryesor, që këtu ne kemi bërë gabimin e parë. Kemi shkelur ligjin, pasi që të bësh vendimmarrje, nuk mund ta bëjë as kryeministri, as ministri, por pasi kalon shkallët e këshillimit. Ministrja duhet të ndëshkohet për pozicionimin, duhet të ishte ngritur një grup pune. Arsyeja pse u bë është se çantat janë të rënda.

Share This Video


Download

  
Report form