Shkrirja e premtuar e drejtorisë se hipotekave me atë të ALUIZINI-t, në një agjenci të vetme do të ndodh brenda muajit Qershor.
Në takimin me drejtuesit e rinj të hipotekave dhe ALUIZINI-t madje kryeministri paralajmëron se në rast se kjo ndodh shkarkohet menjëherë drejtori i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
?Çdo punonjës i hipotekave që do të pengojë procesin e regjistrimit të një ndërtimi të legalizuar nga ALUIZNI, ai ka firmosur shkarkimin e kreut të hipotekave?.
Pavarësisht se të gjithë drejtuesit e rinj te Hipotekave dhe ALUIZNI-t janë përzgjedhur përmes një konkurrimi publik të cilin kryeministri e vlerëson si të bazuar vetëm te meritokracia, ju ka bërë të qartë se të gjithë të emëruarit do të jenë në provë.
Kreu i qeverisë ka përsëritur sesa e rëndësishme është në luftën kundër korrupsionit në sportelet publike bashkëpunimi me qytetaret përmes platformës së bashkëqeverisjes që ai vetë e vlerëson si një mekanizëm kyç për pastrimin e zyrave nga të korruptuarit.