Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt ka dalë i humbur edhe në betejën me Gjykatën Kushtetuese për të ndryshuar vendimin. Instanca e fundit ku ai shpresonte të fitonte pafajësinë nuk pranoi kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.
Frroku pretendonte se Gjykata e Lartë kishte shkelur ligjin, pasi nuk ka dëgjuar argumentet e tij mbrojtës. Por për Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë shkelje dhe është vendim i bazuar në ligjshmëri në plotë.
Arben Frroku u arrestua në vitin 2014 për vrasjen e oficerit të policisë Dritan Lamaj në 24 Shkurt të atij viti. Në përfundim të procesit ne gjykatën e shkallës së parë për Krimet e Rënda ai shpall i pafajshëm.
Por në 29 Qershor 2015 apeli i Krimeve të Rënda prishi vendimin duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Frroku u arrestua rastësisht në Holandë në Mars të vitit 2016 me dokumenta të falsifikuara greke me emrin e Renato Tsepës.
Autoritet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin , i cili pritet të ndodhë pas përfundimit të proceseve gjyqësore që ka nisur Arben Frroku në Holandë.