Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas muajit qershor qytetarët shqiptarë do ta kenë më të lehtë të aplikojnë për legalizimin e banesave dhe për marrjen e Hipotekës. Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtorët e rinj të këtyre dy agjencive bëri me dije se këto dy institucione do të ofrojnë një shërbim të unifikuar për qytetarët.Ndërkohë që paralajmëroi të gjithë drejtuesit e Hipotekave se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ankesë të bërë kundrejt tyre apo për çdo dosje të kthyer mbrapsht padrejtësisht.
ALUIZNI dhe Hipotekat do të jenë agjensitë e para që do të ofrojnë një shërbim të unifikuar për qytetarët pas vendimit të qeverisë Rama ll për shkrirjen e disa prej drejtorive.
Kryeministri Edi Rama e bëri me dije këtë fakt gjatë takimit me drejtorët e rinj të ALUZNI-t dhe ZRPP-ve.
Sipas kreut të qeverisë bashkimi i këtyre dy agjencive do të ofrojë një shërbim më cilësor për qytetarët.
Rama: Jemi besimplotë që deri në qershor do të kemi formësuar Agjencinë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, që do të thotë, bashkimi i këtyre dy institucioneve dhe shërbim i unifikuar për qytetarët, për t?i dhënë fund njëherë e mirë atij ping-pongut të tmerrshëm, ALUZINI ta jep, hipoteka nuk ta njeh dhe ecejakeve pa mbarim të qytetarëve, sepse hipotekat preferojnë t?i bien shkurt. Në këtë aspekt, kjo është dhe sfida brenda sfidës e të gjithë drejtuesve të hipotekave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-qershor-realizohet-shkrirja-midis-hipotekes-dhe-aluizni-t