Ora News - Gripi te fëmijët, në pediatrinë e QSUT regjistrohen 200 raste në ditë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fëmijët janë kategoria më e prekur nga virozat dhe gripi. Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur ngarkesën e spitaleve, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi që 4 qëndra shëndetësore të qëndrojnë të hapura 24 orë në 7 ditë. Në një nga qendrat shëndetësore paraqiten mesatarisht 20-30 raste, ndërsa në QSUT numri i pacientëve të vegjël ka shkuar në 200.

ISHP raportoi mbi 11 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore vetëm në një javë, ndërsa në pediatrinë e QSUT paraqiten mesatarisht në ditë 200 fëmijë për kontroll.

Për të përballuar fluksin e pacientëve, kryesisht në pediatri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasteriliu urdhëroi 4 Qendra Shëndetësore të qëndrojnë të hapura 24 orë në gadishmëri.

Mjekja pediatre, Tatjana Nelaj, tha se në ditë në një qënder shëndetëore vijnë 20-30 fëmijë që kërkojnë ndihmën e mjekut.

Tatjana Nelaj: Mosha pediatriken është më e ndjeshme se moshat e rritura dhe ne këto ditë kemi shtim të rasteve me grip. U bëj thirrje të gjithë prindërve që në rradhë të parë kontaktin e parë duhet ta bëjnë me mjekun e familjes dhe nëqoftëse është e nevojshme, paraqitet ndonjë rast i rëndë mund ta dërgojë mjeku vetë në spital.

Përveç konsultave dhe vizitave, qëndrat shëndetësore kanë medikamentet dhe pajisjet mjekësore për të bërë serume dhe dhënien e ndihmës së parë për rastet më të komplikuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gripi-te-femijet-ne-pediatrine-e-qsut-regjistrohen-200-raste-ne-dite

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS