Ora News - Krasniqi: Mazhoranca arrogante; Lela: Kuvendi po përdor kompetencat e gjyqësorit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të korruptuar, të paaftë dhe arrogante e cilësuan mazhorancën analistët Afrim Krasniqi dhe Alfred Lela.

Në studion e lajmeve të Ora News ata komentuan aktualitetin politik teksa u shprehën skeptikë se protesta e opozitës do të sjellë ndryshime.

Krasniqi: Mendoj që së pari është fryma që qytetarët shqiptarë të ngrihen mëngjes, drekë, darkë në protestë kundër klasës politike sepse është shumë e korruptuar, krejtësisht e paaftë, konsensuale dhe pengesë për të gjitha gjërat që u premtohen qytetarët. Në momentin konkret kemi aksion politik. Opozita ka marrë një aksion poloitik që nuk e shosh me shqetësim për sa kohë vazhdon jetën parlamentare.

Lela: Nuk është protesta e opozitës shqetësimi, shqetësimi është pse nuk është protestuar më shumë dhe më herët dhe pse nuk është protestuar vazhdimisht. 27 janari më duket si një datë e zhvendosur shumë para në kohë.

Analistët iu rikthyen edhe reformës në drejtësi. Për politologun Afrim Krasniqi opozita ka përdorur strategji të gabuar jo vetëm për reformën në drejtësi, por edhe zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krasniqi-mazhoranca-arrogante-lela-kuvendi-po-perdor-kompetencat-e-gjyqesorit

Share This Video


Download

  
Report form