Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përcaktuar me anë të shortit një listë të dytë me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët do t?i nënshtrohen procesit të Vetingut, për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.
Teksa 57 prokurorët dhe gjyqtarët e grupit të parë pritet të merren në pyetje në muajin shkurt nga njerëzit Vetingut dhe ekspertët e SHBA-BE, KPK, organi kryesor i Vetingut, ka avancuar më tej, duke marrë nën kontroll grupin e dytë.
Pjesë e listës së dytë, e zbardhur nga Shqiptarja.com, janë edhe disa gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët në vite të ndryshme kalendarike kanë deklaruar pasuri marramendëse në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Disa prej tyre kanë në pronësi hotele, restorante, disa apartamente, makina të shtrenjta etj. Ndërkaq, pjesë e listës së dytë janë gjithashtu edhe disa nga krerët e prokurorëve dhe gjykatave.