Takimi Bushati-Kotzias, negociata për problemet e pambyllura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Korçë, gjithçka është gati për raundin e dytë të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e pazgjidhura.



Ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe delegacioni që e shoqëron ndodhen në qytetin juglindor, duke bërë përgatitjet e fundit për bisedimet.



Ndërsa ministri i jashtëm grek Nikos Kocias dhe ekspertët që e shoqërojnë, pritet të mbërrijnë në Korçë rreth orës 14.00.



Ata do të akomodohen në një nga hotelet në qendër të qytetit dhe në orët e pasdites pritet nisja e bisedimeve të para.



Gjithçka do të zhvillohet pa praninë e mediave, duke ruajtur formatin e negociatave të zhvilluara pak kohë më parë në ishullin e Kretës.



Dy delegacionet kanë një sërë çështjesh për të ridiskutuar: më të rëndësishmet mes tyre janë caktimi i kufirit detar mes dy vendeve, ligji i luftës që është ende në fuqi në Greqi, varrezat greke dhe problemet kufitare me emigrantët.



Dy ministrat kanë në ekipet përkatëse edhe ekspertët, të cilët do të shqyrtojnë në detaje çështjet për të cilat arrihet dakortësia.



Negociatat në Korçë do të vijojnë gjatë gjithë ditës së shtunë, ndërsa të dielën pritet të ketë një deklaratë zyrtare për rezultatet.

Share This Video


Download

  
Report form