TIRANE-Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në kuadër të luftës kundër informalitetit nga hetimet gjatë muajve Tetor?Dhjetor 2017 ka referuar në prokurori 54 subjekte tregtare me 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë për një dëm financiar që llogaritet në vlerën 4,065,727,172 lekë (4 mld lekë).
Veprat penale për të cilat janë referuar rastet lidhen me krijimin e skemave të mashtrimit me TVSH-në, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash dhe tatimesh.
Veprat penale dhe kallëzimet me rastet përkatëse
-Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në, janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 304,186,002 lekë.
-Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej 799,400,872 lekë.
-Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej 2,961,340,298 lekë.
Janë referuar edhe 16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800.000 lekë.