Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nga detyrat e administratorëve të pallateve do të jetë ajo e mbjelljes bashkë me komunitetin e të paktën 5 pemëve të reja pranë objekteve të banimit. Gjatë një takimit në Bashkinë e Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i porositi adminstratorët të mbjellin sa më shumë pemë në kryeqytet, duke paralajmëruar aksionin e madh të datës 21 mars.
Pranë çdo pallati do të mbillen së paku 5 pemë të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u dha porosi të qartë administratorët e njësive dhe pallateve për ti bashkuar nismës së shtimit të gjelbërimit, atë që Erion Veliaj e quan revolucioni i gjelbër.
Veliaj: Më vjen mirë që janë sot këtu të gjithë administratorët e njësive administrative të Tiranës, të 24 dhe më vjen mirë që sot na janë bashkuar 80 administratorë pallatesh që përfaqësojnë 80 pallate apo 80 komunitete shumë të çmuara të Tiranës, duke u zotuar që secili prej tyre të mbjellë rreth 5 pemë në secilin pallat. Njerëzit janë ndarë në dy kategori; një që vetëm jep mend si shpiket rrota, dhe një kategori tjetër që falë Zotit janë shumica që bën punë?, tha Veliaj, duke shtuar se Tirana ka hyrë tashmë në një shenjë tjetër emancipimi. ?Fakti që shqetësimi që kemi sot është sasia e pemëve dhe ky rekord që ne duam të kapim me 100 mijë pemë deri në datën 21 mars ku do të kemi kulmin e fushatës sonë që është edhe Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, tregon që Tirana ka hyrë në një revolucion jo vetëm gjelbërimi, por edhe kulturor.
Aksioni më i madh që përfshin dhe komunitetin në këtë inicativë do të jetë ai i 21 marsit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-mbledh-administratoret-cdo-pallat-nga-5-peme-te-reja