Ora News - Arrestimi i deputetëve, shtyhet për javën e ardhshme diskutimi i propozimit të PS

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores pranoi kritikat e opozitës për procedurën ndërsa hoqi nga rendi i ditës propozimin për ndryshime në rregulloren e Kuvendit, kryesisht mbi procedurën ku kërkohet autorizim për arrestimin e deputetëve.

Eduard Halimi i Partisë Demokratike tha se kjo nismë nuk mund të diskutohet me procedurë të përshpejtuar.

Halimi: Kur të jetë për tu diskutuar, kur të plotësojë kërkesat ligjore për tu futur në shqyrtim, pra pas datës 26 futet në kalendar dhe pastaj vjen këtu, pastaj ne bëjmë dhe diskutimin.

Por edhe pse u hoq nga rendi i ditës dhe diskutimi pritet të bëhet javën e ardhshme, Partia Demokratike paralajmëroi kundërshti të fortë për nismën e socialistëve.

Halimi: Ju thoni që këtij SPAK-ut, me pretendimin që keni sjellë në rregullore, do t'ia mbyllim derën kur të trokasë në këtë derën këtu, nuk ka të bëjë fare as me reformën në drejtësi të miratuar me 22 korrik, as me Kushtetutën e miratuar me 22 korrik.

Përtej procedurës, një përgjigje opozitës ia dha kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ruçi: Ka vetëm një hall, cili është halli? Do të njësojmë rregulloren thjesht me ndryshimet kushtetuese dhe me ndryshimet që janë bërë në paketën ligjore.

Opozita duket sikur kishte për qëllim që ti evidentonte shkeljet e rregullores kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Rasti i dytë ishte gjatë diskutimit në Këshillin e kodit të etikës për deputetët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestimi-i-deputeteve-shtyhet-javen-e-ardhshme-diskutimi-i-propozimit-te-ps

Share This Video


Download

  
Report form