Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dhe gjyqi i saj po zvaritet në Apel, kjo shtetase suedeze, ka çuar në ?Vetting? 20 gjyqtarë dhe mbi 10 prokurorë, përfshirë dhe Adriatik Llallën. Të gjitha ankesat e saj dhe kërkesa për të verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë përcjellë pak ditë më parë kryetares së Komisionit të Kualifikuar të Kualifikimit Genta Tafa (Bungo).
Njëherësh ankesa i është përcjellë nga shtetësja Suedeze edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera. ?Po ju drejtohemi juve me këtë ankim për një çështje civile me objekt ?Padi trashëgimie? e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.