Ora News - Bushati pas takimit me Kotzias: Diskutimet jo të lehta, shpresojmë në zgjidhjet konkrete

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfundur takimi i ditës së dytë mes dy delegacioneve shqiptare dhe greke të kryesuara nga ministrat Bushati dhe Kotzias. Dy ministrat kanë qëndruar gjatë gjithë ditës të "ngujuar" në hotelin privat në qytetin e Korçës.

Çështja çame dhe minoritetet mendohet se kanë qenë në dosjet e rëndësishme që janë diskutuar në ditën e dytë të negociatave të nivelit të lartë mes Shqipërisë e Greqisë.

Bushati: Në radhë të parë dua tju falenderoj për durimin që keni dëshmuar. Besoj se duhet të na mirëkuptoni se këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjera, e shtrirë në kohë në 70 vite histori. Mund tju them që edhe në Korcë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundoi-takimi-i-dites-se-dyte-mes-bushatit-dhe-kotzias

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS